Audi Q2 Edition #1, vjen me risi të shumta

Auto&Tech August 18, 2016 - 15:33

 

 

Crossover-i i fundit (dhe më i vogli) në ofertë nga kompania gjermane Audi, modeli Q2, sapo ka fituar edicionin special, Edition #1, transmeton Zeri.info.

Ndërsa Mercedes ofron versionet  Edition #1 vetëm gjatë 12 muajve të parë të prodhimit, Audi në një lajm të shkurtër nuk ka thënë se sa kohë ky version Q2 do të jetë në dispozicion për klientët. Megjithatë, Q2 Edition #1 vjen me një trajtim të caktuar vizual dhe pajisje më të pasura standarde.

 

Image

 

Kjo përfshin fellnet nga alumini me aliazh 19-inç me dizajn të “rotorit”, dritat LED në anën e përparme dhe të pasme, si dhe paketën e linjës-S për eksterier (mbrojtëse sportive dhe pasqyra anësore të zeza), ngjyrën ekskluzive kuantike gri (me kontrast në pjesët e poshtme të automjetit me ngjyrën Manhattan gri), lartësi të rregullueshme për ulëset sportive nga lëkura, timon multifunksional, pragjet nga alumini me logo "S", ndriçim ambiental LED.

Audi do të pranojë porositë për Q2 Edition # 1 në fillim të shtatorit dhe do të jetë në dispozicion me të gjitha motorët e disponueshëm që janë të instaluar edhe në modelet e rregullta./ZERI