Bizneset britanike non-stop në internet në mobil, brenda dhe jashtë vendit!

Auto&Tech August 12, 2016 - 13:21

Bizneset britanike e përdorin internetin në mobil në tërë botën, sikurse në shtëpi!

Vendimmarrësit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Mbretërinë e Bashkuar presin që tregtia ndërkombëtare do të përbëjë 25 për qind të rritjes së biznesit të tyre gjatë pesë viteve të ardhshme, dhe thonë se teknologjia mobile është kritike për operacionet ndërkombëtare.

Këto pohime janë bërë në studimin më të ri për internetin në mobil nga operatori më i madh britanik EE për këtë segment të telekomunikimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtimi i quajtur EE SME International Ambitions që ka studiuar mbi 1 mijë biznese të vogla dhe të mesme pohon se bizneset besojnë se përdorimi i internetit në mobil jashtë vendit është esencial për bizneset e tyre.

Në këtë hulumtim thuhet se SHBA-të dhe Evropa Perëndimore janë tregjet kryesore në të cilat edhe bizneset britanike i kanë caktuar objektivat e tyre të rritjes edhe për 5 vitet e ardhshme.

Mbi dy të tretat e vendimmarrësve në NVM-të britanike që veprojnë ndërkombëtarisht (69 për qind) kanë thënë se thirrjet ndërkombëtare janë të rëndësishme për biznesin e tyre, dhe tre të katërtat (75 për qind) thanë se duke përdorur telefonat e tyre të mençur jashtë vendit për thirrje, mesazhe, emaila, dhe shfletim të internetit sikurse në shtëpi është shumë e rëndësishme për ata kur udhëtojnë.

Mbi 70 për qind prej tyre thane se teknologjia mobile i ndihmon ata të ndërveprojnë më mirë me klientët jashtë shtetit, partnerët e tyre ekzistues dhe ata potencial.

Edhe operatorët kosovarë ofrojnë pako të komunikimit dhe shfletimit të internetit edhe jashtë vendit, përkatësisht në shtetet e BE-së dhe SHBA, por nuk dihet se sa i përdorin bizneset vendore këto mundësi për zhvillim të biznesit të tyre në Kosovë.