Ky është aeroplani luftarak më i sofistikuar në botë që bartë të gjitha llojet e municioneve (Foto+Video)

Auto&Tech July 28, 2016 - 11:26

Aeroplani luftarak amerikan F-35, është prodhuar për luftime të ashpra, për të ofruar mbështetje ajrore, kryej sulme me bomba me rreze të gjatë, dhe për të aterruar edhe në aeroplanmbajtëse, duke mos harruar se ky aeroplan përdorë teknologjinë më të avancuar që i mundëson atij të jetë i padukshëm pranë radarëve.

I dizajnuar dhe projektuar nga fabrika gjigante e Lockheed Martin në Fort Ëorth të Teksasit, F-35 Lightning II, mund të bartë plotë 8 mijë kilogramë municion vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

Image

Programi 400 miliardë dollarësh i zhvillimit të aeroplanit luftarak F-35, ka filluar në vitin 2001 që kishte vetëm një qëllim – zëvendësimin e aeroplanëve tjerë luftarakë F-15, F-16 dhe F-18.

LEXO EDHE: Bugatti konfirmon planet për një super veturë (Foto)

Që nga fillimi i tij, gjenerata e pestë që nuk detektohet nga radarët ka përjetuar edhe disa dështime siç ishte katapultimit i karriges, vonesat në sistemin softuerik, problemet me helmetë dhe paaftësia për luftime të ashpra.

Image

Programi i Lockheed Martin sa i përket aeroplanit F-35 përfshinë tri variante të fluturakeve, F-35A, F-35B dhe F-35C, të cilët janë të dizajnuar për të përmbushur nevojat specifike të ushtrisë amerikane, por edhe të blerësve të shumta të huaj ushtarakë siç janë Britania e Madhe, Holanda, Australia, Norvegjia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Izraeli. /Telegrafi/