Kuçi ia dorëzon zyrtarisht detyrën Dhurata Hoxhës

Aktuale July 13, 2016 - 11:46

Hajredin Kuçi, ministër i deritanishëm i Drejtësisë ia ka dorëzuar zyrtarisht mandatin pasardhëses së tij në këtë post, Dhurata Hoxha.

Ai me këtë rast  e njoftoi ministren me të arriturat dhe sfidat që e presin atë në postin e ri.

Nga ana tjetër, ministrja e re e Drejtësisë, Dhurata Hoxha premtoi angazhim dhe punë në sistemin e drejtësisë si dhe reforma në dikasterin e tij, njofton Klan Kosova.

Ajo foli edhe për ligjin anti-mafia për të cilën tha se konform procedurave do të procedohet në Kuvend.

Ndërkasq, sa i përket themelimin të Gjykatës Speciale, parardhësi i saj në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi potencoi se ajo nuk bie barrë mbi institucionet vendore.

Ndërsa, Hoxha ndër të tjera theksoi se do të angazhohet në depolitizimine sistemit të drejtësisë.