Hoxhaj: Nuk do të lë gurë pa lëvizur që ta rrisim sovranitetin e Kosovës (Video)

Aktuale July 12, 2016 - 14:45

Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka thënë se gjatë mandatit të tij do të bëj përpjekje maksimale që ta rris numrin e njohjeve të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Gjatë një konference për media që kishte Hoxhaj pas takimit me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, ai ka thënë se do të bëjë përpjekje maksimale që ti siguroj  rreth 130 njohje të reja për Kosovën.

LEXO EDHE: Jakup Krasniqi nëpër vite (FOTO)

Duke mos dashur të flas se kur pritet të jetë njohja e re për Kosovën, Hoxhaj ka thënë “ nuk do të lë gurë pa lëvizur që ta rrisim sovranitetin e Kosovës por edhe ta ushtrojmë sovranitetin e Kosovës”, raporton “zeri.info”.