Berisha: Gjermania kërkon komision për 500 metra territor, këta tanët i falin 8.300 hektar

Aktuale July 11, 2016 - 18:27

Deputeti i Nimas për Kosovën, Zafir Berisha ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit se Gjermania ka kërkuar komision të demarkacionit me Çekinë për vetëm 800 metra territor, transmeton “Zeri.info”.

Sipas Berishës, ky territor për të cilin po kërkon Gjermania komision, mund të jetë sa salla e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq, siç shkruan ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, politikanët tanë duan që Malit të Zi t’ia falin 8 mijë e 300 hektar tokë dhe të thonë se nuk është asgjë.

Postimi i plotë i Berishës:

Për 500 metra territor, Gjermania kërkon komision të demarkacionit me Çekinë, që në total mundë të jet sa salla e Kuvendit Kosovës.

LEXO EDHE: Për 500 metra territor, Gjermania kërkon komision të demarkacionit me Çekinë

Ndërsa këta legenat tan mbi 8.300 hektar thon nuk është asgjë, mos e bëni të madhe ket pun...

Kosova me/11,000 km 2/ është sa një mahallë e Berlinit dhe ka tok sipas esadistve në qeveri me dhën, ndërsa Gjermani që gati është sa 33 Kosova me 357,000 km 2 me teritor, ska 500 m2 me dhën. Zafa