Dhurata do të udhëheqë drejtësinë kosovare

Aktuale July 11, 2016 - 10:27

 

Kabinetit qeveritar do t’i shtohet dhe një ministre. Nga kjo javë, pritet që Edita Tahiri e  Hykmete Bajrami, të mos jenë më ministret e vetme në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa. Dhurata Hoxha, është emri më i ri në Qeveri, por me përvojë në profesionin e saj që ndërlidhet me hartimin e legjislacionit që ka të bëjë me sigurinë e shtetit.

Hoxha bën pjesë në kategorinë e të rinjve të Kosovës, e cila ka vendosur që përgatitjen e saj arsimore jashtë Kosovës, ta shfrytëzojë në të mirë të vendit të saj.

E pa ekspozuar shumë në publik, Hoxha  ka parapëlqyer të bëjë punën profesionale, larg zhurmës së medieve.

Krejt kjo, pavarësisht se ishte në detyrën e këshilltares  në kabinetet më të rëndësishme të institucioneve të shtetit, raporton lajmi.net.

Puna e fundit që bën është e këshilltares politike të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndryshimi i pozitës së Hoxhës, e cila shkollimin e lartë e ka të përfunduar në universitetet si ai “Georgetoën” në Ëashington, vjen pasi kryesia e PDK-së, javën e kaluar, e votoi  unanimisht propozimin që ajo të marrë drejtimin si Ministre e Drejtësisë.

Pas këtij propozimi të PDK-së, si partner i koalicionit me LDK-në, pritet që brenda javës, Hoxha të emërohet në këtë post nga Kryeministri, Isa Mustafa.

Ajo do të zëvendësojë  bashkë partiakun e saj, Hajredin Kuçin, i cili do të mbajë vetëm postin e Zv.Kryeministrit të vendit.

Përveç moshës, Hoxha pritet të sjellë jo pak freskim në ekzekutiv, ndër të tjera,  edhe për mënyrën e punës që pritët të aplikojë.

Krejt kjo, bazuar në përvojën dhe përgatitjen e saj, së cilës, ia kanë besuar jo vetëm kryeparlamentari Veseli, por edhe Presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi, i cili gjatë kohës së ishte kryeministër, Hoxha ishte gjithashtu këshilltare e tij.

Sidoqoftë, për të mbërritur në postet e larta të shtetit e të marrë detyra të rëndësishme, ministrja e re e Drejtësisë, karrierën e nisi në  vitin 1999, ku punoi në Ambasadën e Britanisë së Madhe, si menaxhere e projekteve, kurse më vonë edhe  në Zyrën Amerikane (tani Ambasada e SHBA-së) në Prishtinë në seksionin POL /ECON.

Hoxha ka qenë gjithashtu e përfshirë në shumë projekte si konsulente.

Ministrja e re, Dhurata Hoxha, është një kuadër i ri profesional i edukuar në SHBA, me ekspertizë në sigurinë kombëtare  dhe ndërkombëtare, raporton lajmi.net.

Ajo është anëtare e Ëomen in International Security (ËIIS) me seli në Ëashington DC.

Interesi i saj hulumtues dhe kërkimor përfshin sigurinë ndërkombëtare dhe kombëtare, kërcënimet globale kundër terrorizmit, sigurinë e energjisë, sundimi i ligjit, dhe qeverisja e mirë.

Që nga viti 2008, Hoxha është gjithashtu profesor jo i rregullt në kolegjin ESLG dhe Universitetin  Amerikan në Kosovë (AUK), ku ajo ligjëron lëndët si Terrorizmi dhe Dhuna Politike; Feja dhe Globalizimi,  Politika dhe Politikat Publike; Etika në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe Vlerat dhe Politikat Publike.

Krjet këto, pasi ajo  ka përfunduar studimet Master në Departamentin e Studimeve të  Sigurisë, me koncentrim në sigurinë ndërkombëtare, në Georgetoën University në Ëashington DC.

Ministrja e re, Dhurata  Hoxha, ka përfunduar studimet e saj universitare në ‘Graceland University’, ku edhe  diplomoi në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike me nderime të larta.

Aktualisht, Hoxha është Këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulojnë politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Para se të  emërohej në pozitën aktuale ka qenë Këshilltare e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën pozitë është emëruar që nga marsi 2011 – dhjetor 2015. Përgjegjësitë e saj kryesore kanë qenë në fushën e sigurisë kombëtare si dhe sundimit të ligjit.

Përvoja e Hoxhës përfshinë edhe detyrën e këshilltares  së ministrit të Punëve të Brendshme që nga tetori 2008 – mars 2011.

Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Dhurata Hoxha ka kontribuar në hartimin e legjislacionit kyç të sigurisë, duke përfshirë edhe strategjitë kryesore të sektorit të sigurisë.

Hoxha aktualisht  është anëtare e Kryesisë qendrore të PDK-së, si dhe e Kryesisë së PDK-së dega Prishtinë kurse në  zgjedhjet e fundit, si anëtare e PDK-së, ajo ishte edhe kandidate për deputete në Parlamentin e Kosovës./lajmi.net