Selimi: Vëllezër kumanovarë, rrini vetit gati
Aktuale
July 04, 2016 - 20:04
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj vrasjes së 4-vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu.
Ai u vra ditë më parë nga një maqedonas, i cili e shkeli me veturë, pasi kishte pasur një grindje me prindërit e Almirit.
LEXO EDHE: Vrasësi i Almirit i njohur për Policinë, krenohej me krimet që bënte (FOTO)
Selimi i porositë kumanovarët që ti “rrinë vetit gati”.
Postimi i plotë i Selimit:
Gjithandej lajme për vrasjen e Almirit, shqiptarit të vogël që u ekzekutua me veturë nga një vrasës sllavomaqedonas.
Kaq shumë lajme për vrasje e kaq pak shpresë për një jetë më të mirë të shqiptarëve atje.
Vëllezër kumanovarë shqiptarë, rrini vetit gati!