Organizatorët e protestave: Drejtësia e Maqedonisë edhe një herë është në test
Protesta me moton “Për Drejtësi” ka përfunduar para gjykatës në Kumanovë. Në fund të protestës, është lexuar edhe mesazhi i organizatorëve.
“Jemi mbledhur që në mënyrë paqësore të shprehim revoltën tonë për vrasjen makabre të Almirit. Fajtori duhet të dënohet në përputhje me kushtetutën dhe me kodin penal të Maqedonisë.
LEXO EDHE: Mijëra qytetarë po protestojnë në Kumanovë, kërkojnë drejtësi për vrasjen e Almirit të vogël (FOTO)
Fëmijët janë ardhmëria e çdo shoqërie dhe kur cenohet jeta e tyre cenohet ekzistenca e tërë shoqërisë. Drejtësia është mënyrë për të shmangur hakmarrjen, si dhe një satifsfakcion moral për viktimat. Kur krimi nuk merr sanksionin e vet, shpirti nuk qetësohet, ai trazohet urrejtja rritet tek qytetarët dhe ata e marrin drejtësinë në duart e veta. Kjo është diçka që më së paku I duhet Kumanovës. Shpresoj dhe besoj që të gjitha institucionet të cilat janë të involvuara në procesin e zbatimin e drejtësisë do të jenë konstruktiv në drejtim të dhënies së dënimit të merituar. Kryesisht dënimin maksimal. Maqedonia edhe një herë I ka në test institucionet e veta dhe sundimin e ligjit –për të gjithë njësoj. Japim përkrahje gjyqit që të kaloj këtë test”, u tha nga organizatorët e protestës, raporton SHENJA.