Rektrori Demaj u uron studentëve Fitër Bajramin
Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj me anë të një komunikate për media uron të gjithë personelin, studentët dhe besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.
“Gëzojeni këtë ditë bashkë me të dashurit Tuaj, me mirëkuptim dhe të harmoni dhe shtrirje të dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve”, thuhet në urimin e rektorit Marjan Demaj.
Festa e Bajramit, është reflektim i marrëdhënieve të secilit individ me Zotin. Kjo ditë e madhe le të shërbejë si një mundësi që gjithashtu të gjithë Ne të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë dhe për ndihmën që japim për secilin njeri.
LEXO EDHE: Presidenti uron qytetarët: Edhe këtë Bajram, së bashku t'i ndajmë vlerat e sakrificës
“Me këtë rast, dëshiroj qe kjo festë të na gjejë mbare popullin Shqiptar të bashkuar, të vendosur dhe të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha sfidave që ballafaqohemi në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes dhe zhvillimit të Kosovës”, thuhet në urimin e rektorit të UP-së.