Kthehet në punë B2

Aktuale June 26, 2016 - 17:03

Është kthyer në funksion njësia e B2, rënia nga sistemi e të cili u kishte shkaktuar telashe me energji elektrike disa pjesëve në vend.

“Pas angazhimit maksimal të ekipit të KEK-ut, pas disa orësh është sanuar problemi me Elektrofiltrin e njësisë B2 dhe njësia është kthyer në punë. Me këtë rast nga pasmesnata të gjitha njësitë e KEK-ut, janë duke prodhuar sipas planit. Përndryshe KEDS-i ishte njoftuar me kohë rreth problemeve me elektrofiltrin e njësisë B2 para se njësia të ndalet nga puna”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

LEXO EDHE: Ish luftëtari i torturuar dhe burgosur kërkon miell dhe ushqim borxh (FOTO)