Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira

Aktuale June 10, 2016 - 18:27

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij vikendi parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

LEXO EDHE: Këto vende nesër do të mbesin pa rrymë

“Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje gjatë ditës së diele ku dhe parashihet që në pjesen e dytë të ketë zhvillim vranësirash dhe kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s.” bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.