Kosova dhe Shqipëria me projekte të përbashkëta në shëndetësi
Shqipëria dhe Kosova kanë katër marrëveshje reciproke bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Marrëveshja e parë dhe bazike është ajo midis dy ministrive të Shëndetësisë, tjetra është mes AKPPM-së dhe Autoritetit Kombëtar të Barnave të Shqipërisë për fushën e farmaceutikës.
Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Shëndetit Publik të Shqipërisë. E katërta dhe e fundit është marrëveshja e nënshkruar më 1 qershor midis Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës dhe Inspektoratit Shtetëror të Shqipërisë.
“Marrëveshjet së pari i kanë hapur rrugë zyrtarizimit të një bashkëpunimi që në forma tjera ka filluar më herët, duke u transformuar në bashkëpunime zyrtare”, ka thënë për “Zërin” Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.
Marrëveshja midis dy ministrive ka mundësuar pastaj që të ketë marrëveshje edhe më specifike apo brendasektoriale midis institucioneve të tjera. (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info )