Liberal-demokratët maqedonas kërkojnë dorëheqje të presidentit Ivanov

Aktuale May 29, 2016 - 15:13

Tërheqje të tërësishme të faljes dhe dorëheqje të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kërkoi Partia Liberale-Demokratike (PLD), pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit Qendror, ku u analizua politika aktuale në shtet.

Këshilli Qendror i partisë, shtojnë, konsideron se ndarja e qytetarëve, atyre për të cilët vlen drejtësia selektive dhe atyre për të cilët nuk vlen drejtësia është e palejueshme dhe jashtë arsyes.

Për këtë arsye, potencojnë, i japim mbështetje të padyshimtë dhe të hapur punës së Prokurorisë Speciale Publike dhe bëjmë apel që sa më shpejt të formohet edhe Gjykatë Speciale, që do të mundësojë edhe zgjidhje juridike të krizës politike.