Nga investimet gjermane pritet të hapen 800 vende pune në Kosovë

Aktuale May 29, 2016 - 12:27

Sot në ndërtesën e Qeverisë është mbajtur një konferencë për gazetarë ku janë  prezantuar projekte në fushën e investimeve nga investitorë gjermanë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se kjo javë do të quhet java gjermane dhe ka të bëjë kryesisht me investime gjermano-kosovare në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Ai ka treguar edhe për disa plane që pritet të realizohen në të ardhmen e afërt.

“Javën tjetër do të bëhet përurimi i fabrikës për panele solare derisa muajin tjetër do të përurohet një fabrikë për përpunimin e pemëve ku pritet të punësohen 500-800 gra ku prioritet kanë gratë me kushte të rënda ekonomike dhe sociale”.

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se është e kënaqur me zhvillimet e fundit në Kosovë duke shtuar se çështja më e rëndëishme për Kosovën është ekonomia.

“Duhet te punojmë më shumë për angazhimin e diasporës në Kosovë, jam optimiste për kosovarët, ekonomimë dhe qasjen në tregje të huaja” ka thënë ajo në këtë konferencë.

Derisa investitori gjerman, Klaus Jurgen Lotz  ka thënë se në Ksoovë duhet të krijohen shanse më të mira të punësimit dhe shkollimit dhe të mos kërkohen vetëm vizat por të krijohen mundësi punësimi në Kosovë.