Gecaj: Rugova më meritori për Kosovën e pavarur

Aktuale May 24, 2016 - 16:11

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se ish- presidenti Ibrahim Rugova mbetet më meritori për pavarësinë e Kosovës.

Gecaj këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook me rastin e ditës së Presidentit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot është 24 maji, përvjetori i ditës kur ishte zgjedh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës. Në krye të kësaj detyre, si rezultat i vullnetit të popullit, ishte zgjedhur Dr. Ibrahim Rugova, ai që mbeti më meritori për Kosovën e pavarur, për Kosovën demokratike dhe për miqësinë e përhershme me SHBA-të. Shtetndërtimi i filluar po vazhdon…..Urime dita e Presidentit Kosovë…..