Gecaj uron për FIFA-n, thirrje opozitës

Aktuale May 13, 2016 - 22:40

Zëvendësministri në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka një kërkesë për opozitën.

Gecaj në një postim në ‘Facebook’ ka sugjeruar për opozitën se ajo nesër duhet të festoj dhe jo të protestoj.

Tutje Gecaj u ka bërë thirrje opozitës që të bartin flamujt e Kosovës për të festuar dhe jo protestuar. Ai në fund ka uruar futbollin e Kosovës për pranim në FIFA. ./ZËRI

LEXO EDHE: Haradinaj: Pranimi në FIFA është një e arritur epike për futbollin e Kosovës

Postimi i Gecajt:

KOHA TË FESTOJMË

U kisha sugjeruar dy partive opozitare që edhe atë masë të cilën do të arrijnë ta mbledhin nesër ta riorientojnë në drejtimin e duhur dhe të drejtë për kohën. U thuani që nesër të bartin flamujt e Republikës së Kosovës, të njëjtit të cilët po valojnë në arenat evropiane dhe botërore. U thuani pra, se nuk kanë nevojë të protestojnë, por se duhet të gëzohen, të festojnë dhe të vlerësojnë këto fitore të përbashkëta të njëpasnjëshme, të cilat edhe nuk do të kenë të ndalur....URIMË KOSOVË..