Kadri Velseli kryetar i ri i PDK-së
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës me aklamacion.(PDK). Ai është zgjedhur pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Nominimi për kryetar të partisë është bërë nga nënkryetari Hjaredin Kuqi. Kuqi ka thënë se roli i Veselit në krijimin e shtetit është i rëndësishëm.
Për zgjedhjen e Veselit kryetar u formua një komision zgjedhor i përbërë nga pesë anëtarë, Safete Hajdergjonaj, kryetare, Idriz Vehapi, Lulzim Rrustemi, Liridon Restelica dhe Fehmi Mujota.
Votimi është bërë në mënyrë të hapur.
Veseli është kryetari i parë i PDK-së pas Hashim Thaçit i cili ka drejtuar partinë për 16 vite radhazi.
Ai pas zgjedhjes kryetar, tha se PDK ka shumë punë.
“Faleminderit për besimin që keni treguar ndaj meje. Dua që në fillim të theksoj falënderimin tonë të përbashkët për njeriun që themeloi partinë, forcoi dhe fitoi... ish-kryetarin e PDK-së, presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi”, ka thënë në hyrje të fjalimit të tij Veseli, pas marrjes së postit drejtues të partisë.
Ai tha se PDK-në e presin shumë punë të përbashkëta për vendin e për qytetarët.
“Do të vazhdojmë aleancën e përhershme dhe të përjetshme me SHBA. Do të vazhdojmë orientimin tonë pro-perëndimor, anëtarësimin tonë në NATO me Forcat e Armatosura të Kosovës, forcë e cila së shpejti do të themelohet”, theksoi ai./ZËRI