Mustafa: Demarkacioni mund të shqyrtohet nëse ka argumente

Aktuale May 06, 2016 - 21:48

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se marrëveshja me Malin e Zi në lidhje me Demarkacionin nuk është marrë asnjë metër tokë nga Kosova.

Mustafa i ftuar në ‘Argument Plus’ të RTV21, ka thënë se marrëveshja do të aprovohet në kuvendin e Kosovës dhe se sipas tij kjo marrëveshje është dëshmuar se nuk ka shkelje.

Mustafa ndër të tjera tha se marrëveshja mund të shqyrtohet ende nëse do të sillen argumente dhe fakte të reja.

“ Nuk është humbur asnjë metër katror, këtë e ka konfirmuar edhe komisioni vendor si dhe ndërkombëtarë. Kemi pasur edhe një deklaratë nga DASH ku ka potencuar këtë çështje. Unë mendoj që marrëveshja duhet të aprovohet dhe çdo pretendim i opozitës mund të trajtohet edhe më tutje sepse Mali i Zi ka thënë se janë të gatshëm të shqyrtojnë ende këtë çështje. Ne mund të ulemi dhe të shikojmë por që duhet të argumentohet”, ka thënë Mustafa./ZËRI