Në mëngjes në Ndërmarrje të Shpendit në mesditë në parti të Kadrisë (FOTO)

Aktuale April 29, 2016 - 16:53

Dy zyrtarë të PDK-së janë edhe  drejtorë të Ndërmarrjeve Publike në Komunën që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Kur ka nevojë partia ata e lënë punën dhe i bashkohen PDK-së. Vizita e fundit që Kadri Veseli ua ka bërë degëve për të marrë mbështetje për kryetarë të partisë, ka qenë ajo e Prishtinës pas mesditës të së enjtes. Ndonëse gjatë orarit të punës, për të qenë prezentë, në ceremoni janë parë edhe kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Publikë të Prishtinës “Termokos”, Naser Canolli dhe, kryeshefi Ekzekutiv  i “Stacioni të autobusëve”, Ylber Çitaku.

Canolli deri vonë ka qenë nënkryetar i degës së PDK-së për Prishtinën, ndërsa Çitaku, anëtarë i degës, shkruan zeri.info

Para dy viteve, Ministria e Administratës Publike me anë të një njoftimi për media pati shpjeguar se nëpunësit civil kanë të drejtë të jenë anëtarë të partive politike dhe të organizatave tjera politike, por ata duhet të përmbahen nga angazhimi i tyre aktiv në aktivitetet politike, i cili kuptohet si pozitë udhëheqëse apo pozitë e paguar në çfarëdo niveli të partisë apo organizatës politike.

Kjo ministri pati bërë me dije se nëpunësit civil nuk mund të kryejnë aktivitete partiake gjatë kryerjes së punës së tij në shërbimin civil dhe se atyre iu ndalohet pjesëmarrja në fushatë gjatë orarit të punës. /Zëri.info/  

Image