Sqarohet komisioni qeveritar për të kthyerin nga Serbia

Aktuale April 29, 2016 - 15:52

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatave Familjare është takuar me Sejdi Thaçin, i evidentuar si person i zhdukur si dhe anëtar tjerë të familjes së Sejdi Thaçit, që ishin edhe iniciues në evidentimin apo hapjen e rastit të tij si person i zhdukur.

Në bazë të deklaratave zyrtare, familja nuk ka ditur për fatin dhe vendndodhjen e Sejdi Thaçit, nga data 6 janar 1999 deri më 17 prill 2016, kur ai është u kthyer i gjallë në familje.

Në bazë të të dhënave të prezantuara, gjatë takimit, nga vet Sejdi Thaçi, ai është larguar nga Kosova, në janar të vitit 1999, mirëpo jo në mënyrë të dhunshme, por gjithnjë sipas vullnetit të tij, për të jetuar për këto 17 vite në Serbi.

Ne respektim të procedurave ligjore në fuqi, rasti i Sejdi Thaçit, i evidentuar si person i zhdukur që në vitet e para të pasluftës, tek institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, tashmë zyrtarisht është i mbyllur, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.