Eksuluzive: Ky është kushti i Vetëvendosje për AAK- në dhe Nismën

Aktuale April 22, 2016 - 20:55

VV Koalicionit AAK-NISMA: Ose pranojeni  Alternativën tonë ose nuk bashkëpunojmë në rrëzimin e qeverisë!

Tre liderët e opozitës, ai i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot janë takuar edhe njëherë për të parë mundësinë nëse do të mund të gjejnë një zgjidhje për të vazhduar edhe më tej opozita.

Burime nga opozita kanë bërë të ditur për zeri.info, se sot janë takuar tri partitë opozitarë por që nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje. Po ashtu këto burime kanë treguar se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që nuk ka pranuar që të bëhet një kompromis për të vazhduar aty ku kanë mbetur, shkruan zeri.info

Vetëvendosje ka kushtëzuar AAK-në dhe Nismën që të hyjnë në alternativen e tyre ose ndryshe nuk do të ketë marrëveshje në mes opozitës për kundërshtimin e qeverisë./ZËRI