Ekskluzive: Ministri Selimi ndalon hyrjen e gjeneralit Dikoviq (Dokument)

Aktuale April 13, 2016 - 15:06

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë edhe gjeneralit serb Ljubisa Dikoviq. Në një vendim, që e ka siguruar ekskluzivisht “zeri.info”, Selimi ka urdhëruar organet e rendit që t’ia ndalojnë hyrjen në territorin e Kosovës shefit të ushtrisë serbe i cili pritej ta vizitonte Kosovën.

Këto janë pikat e vendimit; 1. Gjenerali serb i ushtrisë serbe është person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës. 2. Poashtu obligohet MPB-ja, MPJ-ja dhe të gjitha autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi. Këtë vendim Selimi e ka bërë duke u bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, që ka autorizuar MPJ-në e Kosovës për lejet e zyrtarëve serbë.

Dikoviq është akuzuar që një kohë të gjatë nga organizata Fondi për të Drejtat Humanitare, e udhëhequr nga Natasha Kandiq, për krime të luftës në Kosovë.

Për këtë arsye këto ditë gjykata serbe ka gjobitur aktivisten për të Drejtat e Njeriut, Kandiq. Ministri Selimi në vendimin e tij i është referuar mu dosjes së krimeve në Rudnicë ku u gjetën një numër i madh i trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, raporton “zeri.info”.

Image