Eskalon protesta, protestuesit janë tani para qeverisë (Foto+Video)

Aktuale April 12, 2016 - 21:56

Qytetarët janë rrugëve pas vendimit të kryetarit Ivanov që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, kanë protestuar qindra qytetar të cilët kanë gjuajtur me vezë zyrën e kryetarit Ivanov në qendër të qytetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit po insitistuan që t’i afrohen selisë së VMRO-DPMNE por një gjë e tillë nuk po mundet pasi ka forca të shtuara policore, gjithashtu po hedhet vezë në drejtim të policisë.

Image
Image
Image

Tani, protestuesit janë para qeverisë së Maqedonisë ku mundohen të thyejnë kordonin policor.

Image
Image
Image

Protestës i është bashkangjitur kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i cili më herët tha ”Ose Gruevski ose Maqedonia”.