Opozita e dërgon në Kushtetuese çështjen e Presidentit

Aktuale March 04, 2016 - 15:55

Deputetët e tri partive politike opozitare VV, AAK dhe Nisma, e kanë dërguar kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së votimit të Hashim Thaçit, president. Ata pretendojnë se në votimi për president në seancën e 26 Shkurtit 2016, janë bërë shkelje procedurale dhe material.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua nga deputetët Bali Muharremaj, Aida Dërguti dhe Enver Hoti.

Aida Derguti tha se një nga shkeljet që opozita i konsideron, është prania e 120 deputetëve në sallë, këtu duke pasur parasysh edhe dorëzimin e mandatit nga Ramush Haradinaj, janë gjithsej 119. 

“Shpesh herë vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të pakënaqshme, por kësaj here po e testojmë prapë këtë gjykatë”, ka thënë Dërguti.

Megjithatë, kërkesa e tyre u dorëzua dy orë me vonesë, që i bie 20 minuta para se të përfundojë orari i punës së Gjykatës Kushtetuese.

Image
Image
Image