Prishtina pa festën e 17 Shkurtit

Aktuale February 12, 2016 - 21:13

Paralajmërimi i protestës me 17 shkurt, kur edhe Kosova shënon tetëvjetorin e Pavarësisë,  e shënuar me mungesë të simboleve shtetërore është e pa pranuar sipas disa analsitëve dhe përfaqësuesve të shoqrisë civile.

Albulena Nrecaj, menaxhere e projektit Iniciativa për progres (INPO) ka thënë për gazetën “Zëri” se Komuna e Prishtinës për here të dytë, refuzoj që të organizoj çfarëdo lloj aktiviteti, coftë edhe atë simbolikë.

“Komuna e Prishtinës për të dytën herë me radhë, refuzon që të organizoj çfarë do lloj aktiviteti, qoftë edhe simbolik, për nder të festës më të rëndësishme, atë të krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”. Ka deklaruar Nrecaj

Nrecaj thotë se arsyetimet e Komunës së Prishtinës, se festa e pavarësisë është festë shtetërore dhe i takon institucioneve qendrore që të merren me organizimet festive është e papranueshme dhe e pa sinqertë, duke shtuar se përkushtimi i Komunës karshi protestave paqësore të paralajmëruara nga liderët opozitarë është jashtë kompetencave parësore, që sipas saj bartë Komuna sipas rregullativës ligjore për vetëqeverisje lokale.
 

Image

 

Edhe analisti Imer Mushkolaj mos dekorimin e kryeqytetit nga ana e Komunës së Prishtinës, e ka cilësuar si injorim të shtetit, duke thënë se Republika nuk mund të mbrohet duke e injoruar datën e themelimit të saj pa marr parasysh së çfarë shteti kemi.

“Veprimi i Komunës që me rastin e 17 shkurtit të mos organizojë aktivitete ose të mos i vendos edhe simbolet kombëtare, simbolet shtetërore siç janë flamujt për mua është pa kuptueshëm edhe nuk ishte dashur që të veprohet kështu, mu për shkak se deshëm apo nuk deshëm 17 shkurti është dita kur u shpall ky shtet i pavarur. krejt çështje tjetër ajo çfarë shteti është, mirëpo deri sa të vendoset ndryshe, ne të gjithë e në këtë rast edhe komuna e Prishtinës duhet ti respektoj këto simbole shtetërore të cilat i kemi”, ka thënë ai.

Mushkolaj shtonë se, pavarësisht problemeve që ekzistojnë, njerëzit  kanë nevojë për të festuar, sipas tij është  e pakuptueshme se pse nuk u organizua asnjë aktivitete ndërkoha që në të njëjtën datë është organizuar protestë. Duke shtuar se qyteti i Pishinës i takon në radhe të parë qytetareve të Prishtinës dhe natyrisht se zyrtarisht është një festë.

Komuna e Prishtinës nuk i është përgjigjur gazetës “Zëri” në pyetjet për vendimin e mos festimit të ditës së pavarësisë

Ndërkoh këshilli Organizativ për shënimin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për ketë ditë ka organizuar disa aktivitete të cilat do të përfundojnë para protestës së opozitës.

“Me datë 17 shkurt 2016 në ora 10.00, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës

së Kosovës do të bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së

Kosovës. Në orën 11:00 bëhen homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova. Në orën 12:00 bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz. Në orën 12:00, Ansambli SHOTA do të defilojë në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.

Ndërsa gjatë mbrëmjes Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar shfaq: Baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan, ora 20:00, si dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në ora 10:00, Ekspozitë e Librit “Kosova në Udhën e Pavarësisë”. /Zëri/