Shfrytëzimi i FSK-së nga politika po ul moralin e pjesëtarëve të saj (VIDEO)

Aktuale February 12, 2016 - 19:42

FSK-ja u shfrytëzua shumë herë nga politika, atëherë kur liderët patën nevojë për poena në sy të qytetarëve, megjithëse Forca si institucion, konsiderohet se duhet të jetë e liruar nga këto ndikime, raporton KTV.

Po mbushen dy vjet nga zotimi i Hashim Thaçit, i cili tha se FSK-ja do të bëhet ushtri brenda pak muajsh, ndërsa tashmë ka kureshtarë të dinë se cili do të jetë zotimi i krerëve të shtetit në festën e këtij viti.

Ish-deputeti, Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë se është kureshtarë të dijë se çfarë zotimesh do të japin kësaj radhe krerët e shtetit për Forcën e Sigurisë, pasi premtimin për ushtri po e përdorin si marionetë sa herë që po u duhet.

Institucioni konsiderohet se duhet të jetë i pavarur nga ndikimet politike.

Por FSK-ja pret nga politika të vendosë për fatin e saj. Komandanti në një intervistë të mëparshme për KTV-në, pati thënë se mosshndërrimi në ushtri po ul moralin e pjesëtarëve të forcës.