Dumoshi: Shpend Ahmeti po e shëmton Prishtinën

Aktuale February 12, 2016 - 17:37

“Në prag të festës kryesore të Republikës së Kosovës, Shpend Ahmeti, nuk ka guxim që të kryejë detyrën e një kryetari i cili ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve”, shkruan Dumoshi në llogarinë e saj në facebook.

Shpend Ahmeti është shëmtimi i qytetit! Ky është konstatimi që jep Vlora Dumoshi, këshilltarja e Kryeministrit Isa Mustafa. Ajo deklaroi se Komuna e Prishtinës, e ka uzurpuar hapësirën publike të kryeqytetit, dukë u vënë plotësisht në shërbim të agjendave antishtetërore politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke theksuar se në kryeqytet nuk ka të vendosur flamuj dekorues dhe nuk ka organizim të aktivitete dinjitoze, siç i ka hije një kryeqyteti, gjë e cila parashihet edhe në kalendarin e Komunës së Prishtinës, me rastin e shënimit të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Ai po e dhunon qytetin dhe qytetarin duke u vënë plotësisht në shërbim të protestave të cilat gjithnjë po eskalojnë në dhunë”, shkruan këshilltarja e Kryeministrit Mustafa.

“Shpend Ahmeti po e shëmton këtë qytet!”., konkludon Dumoshi