Politikanët kosovarë me veturat tejet luksoze! (FOTO)

Aktuale February 10, 2016 - 14:27

Politikanët e Kosovës ngasin vetura tejet të shtrenjta, derisa edhe pagat e tyre janë poashtu të njëjta.  Rroga e një deputeti të Kuvendit të Kosovës llogaritet që shkon në mbi 1,500 euro në muaj si dhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre, përcjellë “Zeri.info”

- Keq nuk janë edhe ministrat e Qeverisë së Republikës.

Më poshtë, mund t’i gjeni disa prej veturave të cilat i vozisin liderët partiak, deputetë si dhe disa ministra:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj posedon një veturë të blinduar amerikane “Suburban” të cilën ia kanë dhuruar disa aktivistë në diasporë. Kostoja e saj është 30 mijë euro dhe është e dhënë në shfrytëzim që nga viti 2008.
 

Image


Fatmir Limaj, kryetari i Nisma-s, ka një veturë tejet luksoze, “Audi A6” – Çmimi i saj është 30 mijë euro.
 

Image

 

Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri ka një veturë “Opel Zafira” të cilën e ka marrë me kredi dhe vlera e tij është 9 mijë euro.
 

Image

 

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu nget një veturë “Mercedes ML” e cila i ka kushtuar hiq më pak se 25,000 euro.

Image


Rexhep Selimi nga “Vetëvendosja” ka një xhip të tipit “Volvo XC90” – Çmimi: 10,000 euro.
 

Image


Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha nget veturë “Mercedes ML 270 CDI” e cila kushton 10.000 euro.

Image


Puhie Demaku nga “Vetëvendosja” ka veturë “Citroen Xsara” - 5,000 euro

Image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku posedon veturë të tipit “Audi 4” e blere në vitin 2012 dhe me çmim 15,000 euro.
 

Image


Ndonëse ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami nuk ka deklaruar që ka ndonjë veturë, bashkëshorti i saj ka një veturë “Mercedes E 320”  e cila kushton 9,500 euro.

Image


Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka veturë të tipit “Opel Vectra” e blerë në vitin 2005 me çmim 5,800 euro

Image

Bashkëshortja e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci nget veturë të tipit “Opel Astra” me kredi bankare nga viti 2010, çmimi 5,000 euro.
 

Image


Imet Rrahmani, ministri i Shëndetësisë posedon veturë “Mercedes E Class”  e cila kushton 9,000 euro
 

Image


Skender Hyseni, ministri i Punëve të Brendshme posedon një “Audi” tejet të shtrenjtë. Çmimi i saj sillet rreth 45,000 euro.
 

Image

Deputetja Duda Balje, "Toyta 2013"
 
Image

 
Kaçanikasi, ministri Lutfi Zharku, ka një veturë “Mersedes “ML 320” e blerë në dhjetor të vitit 2012 – Çmimi: 17,800 euro.
 

Image


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu posedon një “Mini Kuper” për 20 mijë euro.
 

Image

Doruntin Maloku nga Lidhja Demokratike e Kosovës nget veturë të tipit “Audi A 6 3.0” e cila koston e ka 15,000 euro.

Image

 

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu nget “Golf 4” të cilën e ka blerë në vitin 2014 me çmimin e 8,450 euro.
 

Image


Haki Demolli, "Opel Zafira" - 10 mije euro

Image



Të dhënat mbështetën në deklarimin e pasurisë së AKK-së - P.s. Veturat janë të huazuara në internet në bazë të emrit të deklaruar