Thaçi-Opozitës: Ne po bisedojmë me Beogradin, pse mos të dialogojmë mes vete!

Aktuale February 09, 2016 - 12:51

Zv.kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi ka thënë se subjektet politike në Kosovë duhet të ulen dhe të bisedojnë mes vete për të zgjidhur krizën politike në vend.  Ai thotë se i beson frymës së dialogut i cili do ta jap rezultate pozitive, transmeton “Zeri.info”

“Ne kemi konstatuar se deri porsa ne ulemi dhe diskutojmë me autoritet e Beogradit pse mos të ulemi mes vete.  I kemi besuar frymës së dialogut se mund të ndodhë dhe të jap rezultate pasi që kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën”, është shprehur ai në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile që për temë ka tejkalimin e krizës politike në vend.
 

Image

Ndërsa për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ai theksoi se kjo marrëveshje është marrëveshje e vullnetit të mirë, e bazuar në të gjitha dokumentet relevante nëpër të gjitha proceset politike që ka kaluar Kosova.

“... Kushtetuta e ’74-ës, marrëveshja e Kumanovës. Nuk do të ratifikohet pa u qartësuar çdo imtësi. Janë respektuar hartat e NATO-s. Çdo qytetar që ka vërejtje, le të paraqitet dhe kjo çështje rregullohet për një minutë”, u shpreh Thaçi. /Zëri/