‘Peace TV' me prapavijë të dyshimtë (Foto)

Aktuale January 24, 2016 - 20:26

 “Peace TV” është një televizion i cili drejtohet nga India, Arabia Saudite dhe Dubai nga fundamentalisti islamik, Zakir Naik.

Tash e disa vite ky televizion ka nisur shfaqjen e programit të tij edhe në Kosovë ku më shumë se 90 për qind e popullsisë janë mysliman.

Qëllimi i vendosjes së këtij televizioni në Kosovë, duket të ketë qenë një element nga islamistët e Azisë së Jugut për të ndërtuar terren mes myslimanëve të Ballkanit. Kështu e kishte nisur shkrimin e tij gatestoneinstitute, në vitin 2012 kur kishte raportuar për themelimin e “Peace Tv” në Kosovë.

Nga përvojat në vendet e tjera ku ishte transmetuar ky televizion, emisionet e tyre zakonisht kanë transmetuar rreth vehabizmit i cili ofendon në terme agresive myslimanët shia, jo fundamentalistët sunit, hebrenjtë, të krishterët, hindut dhe të tjerët.

Ky televizion tashmë i stabilizuar në Kosovë, nga qendra lokale për studime islamike.

Image

Kjo “qendër” asnjëherë nuk i ka identifikuar zyrtarisht financat e tyre, përveç lidhjes që kanë me Zakir Naik. Zakir Naik i cili është drejtues kryesorë i këtij televizioni, jo rrallë herë ka thirrur edhe në terrorizëm, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen për Osama Bin Laden. 

Pikërisht opinionet dhe veprimtaria e tij ka bërë që në vitin 2010 ai të përjashtohej tërësisht nga Britania e madhe pasi që viza e tij shumë-hyrëse për Kanada ishte anuluar.

Formimi i këtij televizioni në Kosovë që nga viti 2009, ka bërë që edhe në gjuhën shqipe të ligjërohet nën influencën e vehabizmit. Ndërkohë që në një kohë ligjërata në televizionin Peace TV kishte dhënë edhe Sabri Bajgora, si kryeimam. 

Image

Bjagora kishte qenë në fokus të disa incidenteve kontroverse në komunitetin islamik. 

Drejtues i këtij televizioni në Kosovë është hoxha Enis Rama i cili disa herë ka publikuar edhe vet fotografi me Zakir Naik. 

Image

Ndërkohë që edhe më kontroverse situata bëhet kur mësohet se në “Peace TV” ka ligjëruar edhe kleriku Dr. Nabil Al-Awadi, të cilit në vitin 2014 Kuvajti ia kishte hequr nënshtetësinë për shkak të siç kishin thënë autoritetet në përgjigjen zyrtare “Arsye të sigurisë”.

Mirëpo nuk përfundon me kaq pasi që mediet ndërkombëtare klerikun Nabil Al-Awadi e kanë përshkruar edhe si “Bankeri i ISIS-it”. 

Image

Ai madje kishte qenë edhe drejtor i një shkolle religjioze në Birmingam të Anglisë. Ai ishte akuzuar edhe nga klerikë të tjerë të njohur në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite se ka përdorur donacione për të financuar Shtetin Islamik. 

Të njëjtat medie sot raportojnë se në këtë mënyrë është influencuar një tjetër lloj i islamit politik në Kosovë i cili i ka nxitur rreth 300 qytetarë të këtij vendi që të marrin pjesë edhe luftërat në Siri dhe Irak. Kosova kështu është bërë vendi me më së shumti pjesëtarë në këto lufta nga Evropa për kokë banori.

Edhe numri i të vrarëve është mjaftë i lartë ndërkohë nuk janë të paktat rastet kur ata të cilët kanë shkuar për të luftuar atje kanë marrë edhe familjet e tyre. Ndërkohë që shumë edhe janë kurthuar dhe nuk mund të kthehen pasi që burrat u janë vrarë.

Pasi është raportuar për vrasjen në “front për xhihad” të këtyre shqiptarëve atje, shumë gra dhe fëmijë kanë mbetur në Siri. Më herët në mediet kosovare ishte raportuar se aktualisht po mbanë të bllokuar 13 gra dhe 31 fëmijë shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria.

Këto të fundit po dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre, pasi bashkëshortet e tyre janë vrarë, por një gjë të tillë nuk po e lejojnë krerët e ISIS.