A do të ishit martuar me shqiptar/e, përgjigjen serbët! (Video)

Aktuale January 23, 2016 - 18:12

Portali serb “Telegraf.rs” ka realizuar disa intervista me disa qytetarë, duke iu parashtruar pyetje atyre lidhur me atë se “a do të ishin martuar me shqiptarë/e”!

Disa prej tyre thonë "jo", ndërsa ka edhe nga ata që nuk iu pengon nacionaliteti, transmeton “Zeri.info”

“Jo, nuk isha martuar. Për mua nuk vijnë në konsideratë”, thotë një vajzë. “20 vjet kam punuar në Kosovë, janë shumë femra punëtore”, shprehet një i moshuar.

Ndërsa një vajzë nga Maqedonia thotë se nuk i pengon nacionaliteti që të martohet me ndonjë shqiptar.

“Unë jam e Maqedonisë, ne atje jetojmë me shqiptarë. Na jemi krejt njerëz të njejtë, s'ka lidhje çfarë nacionaiteti i takojmë. Nëse ekziston dashuria s’ka lidhje”, thotë ajo.
 

Ndërkohë, “ZëriNews” para disa ditëve ka realizuar edhe disa intervista me qytetarët në Kosovë. “A do të martoheshit me një vajzë serbe, apo me një djalë serb”, ishte pyetja për ta.

Disa prej të anketuarve nuk do të pranoni kurrë që të martoheshin me serbë, ndërkaq ka pasur edhe prej të tjerëve që kanë thënë se do të pranonin të martoheshin me vajza serbe, nëse do të ishin myslimane. /Zëri/