Vice News: A po shkon Kosova drejt dështimit? (Video)

Aktuale January 23, 2016 - 00:12

Protesta e dhunshme e 9 janarit është pika kulmore e krizës politike në Kosovë në atë që Vice News, e quan shtet që po shkon drejt dështimit, raporton KTV.

Mediumi amerikan ka folur me disa protestues më 9 janar, si me një të ri që thotë se regjimi e ka burgosur opozitën dhe dëshiron t’u japë serbëve më shumë të drejta se që u takojnë.

Vice News xhiron nga afër gjithë dhunën në protestë dhe flet me qytetarë që tregojnë arsye të ndryshme pse kanë dalë në rrugë.

Akoma në arrest shtëpiak, Albin Kurti i thoshte VICE’it se opozita nuk do të ndalet derisa qeveria të dorëhiqet dhe të heqë dorë nga marrëveshjet.

Deputeti i Vetëvendosjes tha se partia e tij insiston për bashkim me Shqipërinë dhe se është më mirë të ketë 30 minuta gaz në Kuvend sesa 30 vjet Zajednicë në Kosovë.

Vice News: A po shkon Kosova drejt dështimit? (Video)