Opozita: Protestat nuk do të ndalen
Krerët e tri partive opozitare në vend sot deklaruan se nuk do të ndalen duke protestuar.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se qytetarët dje i treguan qeverisë se nuk ka legjitimitet.
“Qytetarët erdhën dje që ti tregojnë kësaj qeverie se nuk ka asnjë legjitimitet. Protesta e djeshme tregon se Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk janë kryeministra e ministra”, ka thënë Ymeri duke shkruar se protestat nuk do të ndalen, raporton zeri.info.
“Protestat nuk do të ndalen, mirëpo ende nuk kemi datë për protestën e ardhshme”, ka thënë Ymeri.
Edhe kreu i NISMAS për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se protesta e djeshme ishte madhështore në të cilën qytetarët përçuan dy mesazhe.
“Një protestë madhështore që ishte dje nuk mund ta zbeh asgjë. Dje u përçuan dy mesazhe. Që nuk duron populli udhëheqës që kanë shkel kushtetutën”, ka deklaruar Limaj, transmeton zeri.info.
E në anën tjetër, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se me protestën e djeshme, qytetarët kërkuan që kjo qeveri të shkarkohet.
“Dje kam qenë i emocionuar ti drejtohem asaj mase. Kosova është keq dhe dje qytetarët i thanë kësaj Qeverie të shkoj”, ka thënë Haradinaj, raporton zeri.info.