Osmani, falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit të Iowës për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Osmani, falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit të Iowës për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Aktuale May 12, 2024 - 23:59

Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka falënderuar USAID-in dhe Universitetin Shtetëror të Iowas për punën me studentët në Kosovë.

Kjo deklaratë e saj në platformën X vjen pasi shpërndau një fjalim të Samantha Power, drejtueses së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ku flet për bashkëpunim me Universitetin e Iowa-s dhe kontributin në Kosovë.

“Bashkohem me PowerUSAID-in për të falënderuar Universitetin Shtetëror të Iowa-s për kontributin e tyre të paçmuar në fuqizimin e brezit të ri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.