Tahiri: Hyrja në KiE do të ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme
Aktuale
May 10, 2024 - 13:27
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme.
Pas kundërshtimit të kryeministrit Albin Kurti që ta pranojë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në KiE, Kosova ende nuk është futur në agjendën e Këshillit të Ministrave, që do të mblidhet javën e ardhshme, ku do të vendosej për anëtarësim.
Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mosanëtarësimi në KiE do të ishte lajm i keq për Kosovën.
“Pa sovranitet në veri, pa hyrjen në Këshillin e Evropës keq për Kosovën – hyrja në KiE do ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme”, shkroi Tahiri.