Rasti “AlbKings”, drejtori i Policisë: Po zhvillohen hetimet
Foto: Laura Hasani

Rasti “AlbKings”, drejtori i Policisë: Po zhvillohen hetimet

Aktuale May 10, 2024 - 11:52

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për rastin “AlbKings”, ka thënë se Policia e Kosovës është duke i vazhduar hetimet

Hoxha ka thënë se lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është duke i zhvilluar hetimet.

“Njësitet tona profesionale kanë bërë një hetim, disa arrestime”, ka thënë Hoxha.

Kujtojmë që më 18 prill, njëri nga adminët e “AlbKings”, grupit që ka publikuar fotografi eksplicite dhe të dhënat personale të grave e vajzave, është arrestuar nga Policia dhe ndaj tij Gjykata Themelore.

“Gjykata vlerësoi se duhet të caktohet paraburgimi, duke marrë parasysh faktin se i pandehuri E.N. është shtetas i huaj, shtetas i Republikës së Serbisë dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që të shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke pat parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë. /rtvdukagjini