Serwer: Escobari dhe Lajçaku e nisën keq, kjo është rruga që duhet ndjekur në negociata
Foto: Laura Hasani

Serwer: Escobari dhe Lajçaku e nisën keq, kjo është rruga që duhet ndjekur në negociata

Aktuale May 10, 2024 - 11:37

Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaft mirë zhvillimet në rajon dhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka shkruar rreth takimit lamtumirës në Uashington në mes të dy emisarëve,

Serweri ka thënë se të dy janë diplomatë me përvojë që e njohin mirë rajonin dhe që kanë bashkëpunuar pa shumë fërkime.

Ai kujton se një prej çështjeve ku ka pasur mospajtim ka qenë “Ballkani i Hapur”, me SHBA-në që kanë pasur qëndrim përkrahës ndërkohë që BE-ja e ka konsideruar si të panevojshëm dhe dyfishim i Procesit të Berlinit.

Serweri tutje shkruan se megjithatë Escobari dhe Lajçaku nuk arritën të prodhonin normalizim politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, synim ky që ishte prioritet i tyre kryesor.

Profesori amerikan thotë se të dy e kishin nisur keq dhe përfunduan edhe më keq.

“Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, shkruan Serweri.

Serweri, duke rikujtuar gjithë ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë këtyre tre vjetëve, potencon se politika ndërkombëtare ka nevojë për një rivendosje.

Sipas tij, është e qartë që politika perëndimore ndaj Serbisë nuk është duke funksionuar dhe se Uashingtoni e Berlini s’janë duke bërë shumë më mirë në Kosovë.

“Prishtina ka refuzuar të lëvizë drejt Asociacionit, me gjithë ‘pasojat’ e kushtueshme evropiane dhe denoncimet e ashpra amerikane. Vetëm nëse Beogradi zbaton dispozitat e tjera të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, Prishtina do të përgjigjet në mënyrë të njëjtë. Vuçiqi nuk është në gjendje ta bëjë këtë”, shkruan tutje profesori amerikan. /express