Sot, mot me shi e shkarkime rrufesh
Foto: Laura Hasani

Sot, mot me shi e shkarkime rrufesh

Aktuale May 10, 2024 - 07:48

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare. /Zëri