Plenkoviqi ua uroi fitoren Mickoskit dhe Siljanovska Davkovës
Aktuale
May 09, 2024 - 13:59
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka uruar fitoren e liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në zgjedhjet e djeshme parlamentare si dhe “presidentes së sapozgjedhur të vendit”.
“Urime deri te Hristijan Mickoski për fitoren bindëse të OBRM-PDUKM-së. Me padurim pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, rrugën evropiane të së cilës ne e mbështesim fuqishëm.
Përgëzoj edhe presidenten e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova”, shkroi Plenkoviqi në platformën X.