Dita e Evropës, shkallët e “Arbërisë” në Prishtinë me ngjyrat e flamurit të BE-së

Dita e Evropës, shkallët e “Arbërisë” në Prishtinë me ngjyrat e flamurit të BE-së

Aktuale May 09, 2024 - 11:04

Sot, më 9 Maj, shënohet Dita e Evropës.

E kryetari i Prishtinës Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.

“Rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.

Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të ‘Arbërisë’ me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi…”, shkruan ai.