Aliu u bën thirrje të regjistrohen qytetarëve të Ferizajt dhe diasporës

Aliu u bën thirrje të regjistrohen qytetarëve të Ferizajt dhe diasporës

Aktuale May 07, 2024 - 16:36

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të regjistrohen gjatë procesit të ASK-së.

“Të dashur bashkëqytetarë!

Kanë mbetur edhe pak ditë në përmbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Ky proces paraqet rëndësi të veçantë si për institucionet ashtu edhe për gjithë shoqërinë, ngaqë evidenton gjendjen e të dhënat tjera tejet të nevojshme të popullsisë dhe ekonomive familjare për planifikimet e së ardhmes, andaj ju lus që të gjithë t’i përgjigjeni pozitivisht këtij procesi, të gjithë banorët që jetojnë në Ferizaj, marrin shërbime e shfrytëzojnë infrastrukturën institucionale në fusha të ndryshme, por edhe bashkatdhetarët tonë në mërgatë, të regjistrohen banorë të Komunës së Ferizajt.”

Për familjet që nuk e kanë kryer ende këtë proces, ju lutemi që të paraqiteni duke kontaktuar Komisionin Komunal të Regjistrimit të Popullsisë dhe Ekonomive Familjare në këtë numër telefoni: +383 46 190 306, ashtu që të lehtësojmë qasjen e regjistruesve në ato vendbanime apo ekonomi familjare.

Ta mbështesim bashkë këtë proces të rëndësishëm për të gjithë ne!”, ka shkruar ai.