Protestohet para ASK-së, organizata “Fourth Wave” thotë se regjistrueset e popullsisë janë përballur me ngacmim

Protestohet para ASK-së, organizata “Fourth Wave” thotë se regjistrueset e popullsisë janë përballur me ngacmim

Aktuale May 07, 2024 - 10:47

Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Para objektit të kësaj agjencie, përfaqësues të organizatës “Fourth Wave”, kanë mbajtur në dorë një mbishkrim

“Kam shkuar për regjistrim, jam përballur me intimidim. Siguria është detyrë e shtetit”.

Ata kanë thënë se gratë regjistruese janë lajmëruar te ta dhe kanë thënë se gjatë regjistrimit janë përballuar me intimidim dhe ngacmim.

Nerimane Ferizi nga kjo tha se gjatë këtij procesi kanë pranuar tri raste të ngacmimit në terren gjatë regjistrimit te popullsisë, teksa tha se ato nuk i kanë raportuar rastet në polici.

Ferizi tha se e shohin shqetësuese përgjigjen e u.d drejtorit për këto raste ku në rast ngacmimi ato mund te marrin me vete vëllain, ose dikë tjetër me vete.

Image