Projektligji për kriptoasetet dërgohet në Kuvend

Projektligji për kriptoasetet dërgohet në Kuvend

Aktuale May 02, 2024 - 09:47

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të enjten, në mbledhjen e radhës, e dërgoi për lexim të parë projektligjin për kriptoasetet.

Anëtarja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj tashmë nuk ka pengesa që të procedohet për Kuvend.

“Për herë të parë bën rregullimin dhe përcaktimin e kriptoaseteve, duhet të kemi një draftligj që nxit inovacionin, investimet dhe nxit parandalimin e parasë. Përveç punës dyvjeçare, kemi pasur mbështetje edhe nga Këshilli i Evropës. Projektligji ka plotësuar kushtin e marrjes së vendimit të Qeverisë dhe nuk ka pengesa të lexohet në lexim të parë në seancë plenare”, tha ajo.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se nga java e ardhshme do vazhdojnë me raportin e AKP-së, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është hequr nga rendi i ditës për faktin se nuk ka sjellë raport dhe është hequr nga rendi i ditës.

Ndërsa, projektligji për regjistrin e pronarëve është shtyrë për mbledhjen e radhës. /EO