Azemi Qeverisë: Dolëm t’ju tregojmë që jeni në fazën e fundit, s’keni punëtorë të sektorit privat
Foto: Laura Hasani

Azemi Qeverisë: Dolëm t’ju tregojmë që jeni në fazën e fundit, s’keni punëtorë të sektorit privat

Aktuale May 01, 2024 - 13:30

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se sot nuk kanë dalë t’i kërkojnë asgjë kryeministrit të Kosovës.

Azemi, duke iu drejtuar Qeverisë, tha se sot kanë dalë të tregojnë se janë në fazën e fundit, sepse, sipas tij, nuk kanë punëtorë të sektorit privat.

“Ne, Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, nuk kemi dalë t’i kërkojmë asgjë kryeministrit të Kosovës, sepse kemi kërkuar qe tre vjet e gjysmë Ligj të pagave, pagë minimale, mbikëqyrje të punëtorëve të sektorit privat, të cilët na e hëngrën me bekimin e këtij kryeministri dhe çka ndodh me këtë kryeministër, për tre vjet e gjysmë 27 kërkesa zyrtare duke i thënë ejani se jemi keq të bisedojmë dhe ky nuk e gjen rastin që të vjen e të bisedojë me ne. Ne kemi dalë t’i tregojmë që jeni në fazën e fundit, sepse nuk keni punëtorë të sektorit privat”, është shprehur ai.