Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit afër 60 milionë eurosh për Komunën e Vushtrrisë

Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit afër 60 milionë eurosh për Komunën e Vushtrrisë

Aktuale April 30, 2024 - 13:23

Pas nënshkrimit të memorandumit me shumë prej 368 mijë eurosh për komunën e Mitrovicës, Liburn Aliu ka njoftuar se vazhdojnë nënshkrimet e memorandumit me Komunën e Vushtrrisë.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shuma e dhënë për këtë financim është afër 60 milionë euro.

Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore që janë:

Projekti i rrugës R220 nga Ura e Sitnicës deri te Llamkos;

Projekti i Rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë - Balincë;

Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnicë e Ulët - Dumnicë e Epërme; si dhe

Projekti i rehabilitimit të rrugës “Dëshmorët e Kombit”. /Zëri