Ministrja Haxhiu e ministrja Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Ministrja Haxhiu e ministrja Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Aktuale April 30, 2024 - 08:38

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojnë në komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës.

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Mbledhja e këtij komisioni fillon në orën 11:00.

Kurse në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të ketë diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të merren me krime të luftës dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për këtë të ftuar janë Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë dhe Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Mbledhja do të fillojë në orën 13:00.