Bajqinovci pasi opozita s’i votoi marrëveshjet ndërkombëtare: Papërgjegjësia e tyre sanksionon qytetarët

Bajqinovci pasi opozita s’i votoi marrëveshjet ndërkombëtare: Papërgjegjësia e tyre sanksionon qytetarët

Aktuale April 25, 2024 - 15:04

Sot është mbajtur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku në rend dite ishin edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat nuk u përkrahën nga deputetët e opozitës dhe dështuan të kalojnë.

Partitë opozitare kanë lëshuar sallën në momentin e votimit të këtyre marrëveshjeve, ndërsa më pas ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ikja e opozitës nga Kuvendi po e pamundëson edhe një herë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej 300 milionë eurove, transmeton Zeri.info.

“Ikja e opozitës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pamundëson edhe një herë votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në vlerë prej 300 milionë eurove”, shkroi ai në Facebook, ndërkaq u shpreh se papërgjegjësia e opozitës po sanksionon qytetarët për më shumë së gjashtë muaj.

“Papërgjegjësia e tyre sanksionon qytetarët e Republikës për më shumë se gjashtë muaj tashmë”, shkroi ai. /Zëri