Murati: 300 milionë euro, vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që presin të ratifikohen në Kuvend
Foto:Laura Hasani

Murati: 300 milionë euro, vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që presin të ratifikohen në Kuvend

Aktuale April 25, 2024 - 14:03

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare, që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend, kapin vlerën e 300 milionë eurove.

“Janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend”, shkroi Murati.

Ai u shpreh se së shpejti do të dërgohet për ratifikim edhe marrëveshja me Bankën Botërore në vlerë të 90 milionë eurove.

“Së shpejti do të dërgojmë për ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro. Pra do të bëhen 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare, të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit”.

Sipas tij, përveç marrëveshjeve financiare, ka edhe marrëveshje të tjera si Konventa për Importin e Përkohshëm, marrëveshje për sigurime sociale, ose të tilla si Evropa Digjitale, marrëveshje këto të cilat lehtësojnë të bërit biznes e përmirësojnë jetën e qytetarëve. /Zëri