Tahiri: Raporti i DASH-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Raporti i DASH-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie

Aktuale April 25, 2024 - 11:28

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, ka thënë se vendi ynë nuk ka marrë asnjëherë një klasifikim kaq të rëndë.

“Në historinë e qeverisjes në Kosovë asnjëherë vendi ynë dhe Qeveria nuk ka marrë një klasifikim kaq të rëndë dhe kaq serioz, kaq keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Për me kuptu sa keq dhe sa është e rëndësishme të diskutoj këtë raport vetëm hapeni faqen e parë, flet në radhë të parë për një korrupsion serioz në qeveri, as nuk thotë në qeverise, korrupsion serioz në qeveri”, u shpreh Tahiri.

“Shkon tutje flet për dhunën në bazën gjinore, për fjalën e lirë dhe flet për kërcënimet e gazetarëve. Çka duhet të thotë më shumë një raport i DASH-it për të adresuar një çështje, e cila është problem jashtëzakonisht i madh. Ky raport është letërnjoftimi i kësaj qeverie”.